Dy vëllezërit, Bahri e Shani Maloku, nga fshati Plloqicë i komunës së Malishevës u vranë mbrëmë me një breshëri plumbash në oborrin e tyre të shtëpisë. Dy të dyshuarit janë kushërinjtë të të vrarëve, raporton Gazeta Express.
Megjithëkëtë familjarët nuk po besojnë që kushërinjtë e tyre e kanë kryer aktin kriminal.
Ndërkohë familja e viktimave tashmë ka hapur të pamën në fshatin Plloqicë të Malishevës. Trupat e dy vëllezërve pritet që të varrosen sot gjatë ditës.
Ndërkohë që policia për këtë rast ka arrestuar dy persona si të dyshuar. Ata mendohet të kenë hyrë në shtëpinë e viktimave për t’ua vjedhur disa krerë lopë.
Bahri dhe Shani Maloku u vranë mbrëmë pas mesnate, nga dy hajna, që i kishin hetuar se po plaçkitnin shtëpinë e të dyshuarve.