Vrasja në Shkodër është kryer nga sportisti i njohur shqiptar, e vrau shokun e ngusht

Prishtinë | 18 Gus 2020 | 09:50 | Nga Ekonomia Online

Sebastian Smakaj 29-vjeç bashkë me të vëllain e tij, Stjuart Smakaj janë shpallur në kërkim nga Policia për vrasjen e ish-futbollstit të Vllaznisë, Gledis Kraja.

Autori i ngjarjes është Sebastian Smakaj, i cili ka qëlluar me 14 plumba në drejtim të 23-vjeçarit. Gjatë momentit të atentatit, Smakaj ka qenë i shoqëruar nga vëllai i tij, Stjuarti.

Pas vrasjes ata janë larguar nga vendi i ngjarjes me një makinë tip ‘Peugeot’ ngjyrë gri.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pak metra pranë lokalit dhe picerisë që ka në pronësi familja e dy vëllezërve Smakaj.

Po kështu, dy vëllezërit dhe viktima kanë qenë shok të ngushtë.

Në vitin 2014 autori Sebastian Smakaj ka marrë titullin kampion kombëtar në Taekwondo për peshën 80 kilogramë.

Të ngjashme