Është vrarë një person dhe një tjetër është plagosur me thikë, sot në Zllakuqan të Lipjani.
Për Ekonomia Online, drejtori i Emergjencës, Naser Syla ka thënë se personi i plagosur është dërguar në Emergjencë dhe për momentin gjendja është stabile.
“Gjendja e tij është stabile. Është trajtuar në Emergjencë ku janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe e kemi transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale për trajtim të mëtejshëm”, tha Syla.
Po ashtu ai bëri të ditur se i plagosuri është i lindur në vitin 2009.