Gjykata e Tiranës caktoi mesditën e së enjtes masën e sigurisë “arrest me burg” për Eugen Bitrajn, i riu që vrau me thikë 22-vjeçarin Marvi Mihali për një karikues celulari.
Së bashku me Bitraj, gjykata la në arrest me burg edhe djalin e xhaxhait të tij, Dejvi Bitrajn, si dhe dy shokët e tjerë Kridens dhe Marsel Alla.
Gjatë seancës për vlerësimin e masës bëhet e ditur se autori i këtij krimi, Eugen Bitraj ka pranuar autorësinë e vrasjes por nuk ka dhënë shumë shpjegime.
Ndërsa tre të tjerët akuzohen si bashkëpunëtorë në vrasje pasi janë përleshur fizikisht me viktimën.
Ndërkohë që zhvillohej senaca, babai i Eugen Bitrajt i ka shprehur ngushëllimet e tij familjes Mihali dhe është lutur nëpërmjet mediave për të çtensionuar situatën mes dy familjeve.