Vrasje me armë zjarri në Shkodër, kush është 20-vjeçari që u gjet i vdekur nga familjarët

Prishtinë | 27 Shk 2025 | 16:37 | Nga Ekonomia Online

Një person, shtetasi Paulin Preka, rreth 20-vjeç, ka mbetur i vrarë me armë zjarri në Shkodër, në fshatin Guci e re.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se ai është gjetur i pajetë në oborrin e shtëpisë ku jetonte i vetëm, nga xhaxhai i tij rreth orës 15:00. Dyshohet se ai mund të jetë vrarë më herët dhe u zbulua pas disa kohësh.

Policia dhe ambulanca kanë shkuar në vendngjarje, për të identifikuar autorin/ët dhe për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Ndërkohë ende nuk dihen detaje shtesë lidhur me origjinën e konfliktit dhe në minutat në vijim pritet të qartësohet situata.

Të ngjashme