Vrasje në Athinë, i riu shqiptar gjendet i vdekur në mes të rrugës

Prishtinë | 30 Maj 2017 | 09:34 | Nga

Një ditë pas krimit makabër, është zbuluar se viktima i mbuluar me gjak e gjetur në rrugët e Athinës, është një shqiptar.
Siç raportojnë sot mediat helene, është identifikuar viktima e vrasjes së ndodhur mëngjesin e së dielës në mes të rrugës në lagjen e Athinës të njohur si Kipseli. Viktima është një 24-vjeçar nga Shqipëria që jetonte në Greqi, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur nga mediat greke.

Prindërit e tij, të cilët banojnë në Shqipëri, raportohet se janë lajmëruar nga departamenti i policisë në Athinë për ngjarjen.
Viktimën e gjeti të përgjakur në mes të rrugës një kalimtar, rreth orës 5 të mëngjesit, në kryqëzimin e rrugëve “Ipolitu” dhe “Patision”. 24-vjeçari kishte plagë në gjoks të shkaktuara nga një send i mprehtë.
Kalimtari thirri menjëherë ambulancën, e cila e transportoi në urgjencë, por i riu e dha frymën e fundit në mjetin transportues.
Departamenti i policisë, i angazhuar me këtë çështje, njofton se motivi duket të jetë vrasje për çështje personale, megjithatë nuk dihet ende cilat janë ato. (SHI)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme