Vrasje në Elbasan

Prishtinë | 27 Maj 2017 | 09:19 | Nga

Një 39-vjeçar ka mbetur i vdekur ditën e djeshme në Elbasan pasi është qëlluar me thikë. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Haxhias” në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Lazarenëve”, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, Edvin Gjini ka plagosur me thikë, R.P, 39 vjeç banues në Elbasan.

Edhe pse ai është dërguar me urgjencë spital, mësohet se ai ka gjetur vdekjen në spitalin e Traumës në Tiranë.

Polica ka bërë të mundur arrestimin e autorit, ndërsa ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme