Policia e Kosovës ka njoftuar për vrasje në tentativë në komunën e Fushë-Kosovës ndërmjet dy grupeve, raporton Ekonomia Online.
“Është raportuar për një përleshje në mes dy grupeve ku si pasojë një person mashkull kosovar është plagosur në këmbë nga arma e zjarrit, i cili pas tretmanit mjekësor në QKUK është liruar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja. Lidhur me rastin, janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Po ashtu dhe më datën 15 dhjetor raportohet se pas një përleshje në mes dy grupeve, si pasojë lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, derisa njësitë policore janë duke u marrë me procedurat e mëtejme hetimore.