Një grua është vrarë me armë zjarri nga burri i saj në Gjakovë. Policia thotë se nuk është konstatuar nëse është vrasje e qëllimshme apo aksidentale.
Rasti ka ndodhur pesë minuta pas mesnatës së sotme.
Ngjarjen e ka konfirmuar për Gazetën Express Policia e Kosovës.
Në konfirmimin e PK’së, zëdhënësja e Policisë rajonale thotë se ende nuk dihet nëse vrasja ka qenë e qëllimshme apo aksidentale.
Për rastin Policia është njoftuar nga Emergjenca e qytetit.
Sipas saj viktima ka arritur në spitalin e Gjakovës pa shenja jete.
“Pesë minuta pas mesnatës e kemi marrë një thirrje prej emergjencës. Mjekët kanë konstatuar se viktima ka arritur në spital pa shenja jete”, tha Lirije Podrimja.