Vrau dy persona me makinë, policia arreston 25 vjeçarin shqiptar

Prishtinë | 23 Dhj 2019 | 09:21 | Nga Ekonomia Online

Policia njofton se ka arrestuar shoferin e makinës ‘audi’, e cila u përplas ditën e djeshme me një motoçikletë, duke lënë të vdekur dy persona.

Autoritetet njoftojnë se në pranga ka rënë shtetasi me inicialet A.Sh, 25 vjeçar.

NJOFTIMI 

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, në përfundim të veprimeve të para hetimore arrestuan në flagrancë shtetasin: A.Sh., 25 vjeç, banues në fshatin Jagodin, Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pasi duke drejtuar mjetin tip “Audi”, në aksin rrugor Elbasan- Cërrik, në fshatin Shirgjan, Elbasan, është përplasur me motoçikletën, dhe për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i motoçikletës shtetasi E.D., 35 vjeç, dhe pasagjeri i motoçikletës shtetasi F.Q., 56 vjeç, banues në fshatin Shirgjan, Elbasan.

Po nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

J.T., 28 vjeç, banues në fshatin Shirgjan, Elbasan dhe L.T., 33 vjeç, banues në Elbasan, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme