Vrau mikun e shtëpisë për pronën, arrestohet autori i dyshuar në Lezhë

Prishtinë | 19 Qer 2019 | 14:02 | Nga Ekonomia Online

Policia e Lezhës informon se ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së një 64-vjeçari.

Uniformat blu të qytetit të Lezhës bëjnë me dije se kanë arrestuar shtetasin T.N 50 vjeç, si dhe kanë sekuestuar armën e dyshuar të krimit, një automatik tip kallashnikov. T.N dyshohet se ka vrarë shtetasin Gjin Marku, kryeplak i fshatit.

Njoftimi i policisë së Lezhës:

Informacioni Polici Lezhe: Policia e Lezhës  ka bërë arrestimin e autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit Gj.M, ndodhur në sot,rreth orës 07:30.

Policia e Lezhës menjëherë pas marrjes së njoftimit  vijoi kontrollet e  pandërprera për lokalizimin dhe kapjen e autorit ku   falë edhe bashkëpunimit me familjarët  e autorit të dyshuar, në këto momente është bërë arrestimi i shtetasit T. N., 50 vjeç, banues në Lezhë, si autor i dyshuar i vrasjes së 65 vjeçarit  pas një konflikti për motive të dobëta.

Lezha2

Gjithashtu u sekuestrua arma tip “Kallashnikov”, me të cilën dyshohet se  ka kryer krimin

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Lezhë për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve  luftarake”, parashikuar nga nenet 78 dhe 278/1 të Kodit Penal.

Të ngjashme