Vendlindja e policit të vrarë në Istog, Izet Demaj, ka vendosur që mbrëmë të mos festojë ndërrimin e motmoteve.
Banorët e fshatit Vrellë, janë solidarizuar me vrasjen e bashkëfshatarit të tyre, duke mos e nëdriçuar qiellin me fishekzjarre.
Izet Demaj u vra nga një plaçkitës banke më 27 dhjetor të vitit 2018 dhe është varrosur para dy dite në varrezat e dëshmorëve të UÇK-së në Koshare.
Ndryshe, sonte në Kosovë ka pasur raporte edhe nga qendrat emergjente edhe nga policia për disa të lënduar si pasojë e mjeteve piroteknike.
Në Gjilan aksidentalisht, siç raportohet, është vrarë një grua nga burri i saj me armë gjatë festës, ndërkohë janë shënuar edhe disa raste zjarri.
Në Prishtinë dhe Rahovec janë djegur një banesë respektivisht një shtallë.