Vriten 15 kadetë ushtarakë në Kabul

Prishtinë | 22 Tet 2017 | 14:42 | Nga

Të paktën 15 kadetë të ushtrisë afgane janë vrarë në një sulm vetëvrasës në Kabul, njoftojnë zyrtarët afganë.

Rreth 200 persona janë vrarë në sulme të kryera nga grupet të ndryshme brenda një jave në Afganistan.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Afganistanit, Daëlat Waziri, ka thënë se katër kadetë tjerë janë plagosur në shpërthimin në portën e Akademisë Ushtarake “Marshal Fahim”, gjersa po largoheshin nga objekti me një minibus.

Ndërkohë, talebanët e kanë marrë përgjegjësinë për këtë sulm. Ky ishte sulmi i dytë kamikaz në qytet në 24 orët e fundit.

Mbi 72 persona u vranë në sulme kamikaze ndaj dy xhamive shiite të premten, përgjegjësinë për të cilat e mori ISIS-i.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme