Vriten 50 civilë në Siri

Prishtinë | 28 Qer 2017 | 14:54 | Nga

Rreth 50 civilë kanë humbur jetën në një sulm ajror në prefekturën Deirizor të kontrolluar nga organizata terroriste DEASH, në lindje të Sirisë.

Firas Allavi, aktivist lokal në rajonin Dablan të Deirizorit, për AA tha se “Tre avionë që mendojmë t’i përkasin koalicionit ndërmorën sulm në orët e mëngjesit kur fermerët po shkonin për punët e tyre”, duke shtuar se zona ku ka ndodhur sulmi në përgjithësi është e pambrojtur ndaj sulmeve të avionëve të koalicionit.

Allavi tha se të paktën 50 civilë kanë humbur jetën si pasojë e sulmit. “Avionët shënjestruan makinat që transportonin fermerët dhe punonjësit bujqësorë me bomba të ngjashme me bombat thërrmuese. Të plagosurit u transferuan në spitalet e rajonit”, u shpreh Allavi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme