Një krim brenda familjes ka ndodhur në Lezhë mbrëmjen e së hënës, ku dhëndri ka vrarë me armë zjarri ish-vjehrrin dhe ish-kunatin.
Policia tha se vrasja e 2-fishtë ndodhi rreth orës 23:00, në fshatin Grykë Zezë, në banesën e viktimave.
Shtetasi Besnik Pjetri ka vrarë me armë zjarri shtetasit Pjeter Perjaku dhe Gent Perjaku (babë e bir), tek banesa e tyre, për shkak të një konflikti familjar. Autori i dyshuar ka qenë pjesë e asaj familje, ish-dhëndër i tyre dhe konflikti dyshohet se ka ardhur pas divorcit mes çiftit, sqaron policia.
Policia ka ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit të krimit.