Vriten dy persona në Lezhë

Prishtinë | 27 Pri 2020 | 17:38 | Nga Ekonomia Online

Dy persona janë gjetur sot të vdekur në afërsi të fshatit Lalm i Vjetër, Lezhë, në një kodër.

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se bëhet fjalë për shtetasit P. S. dhe K. M., rreth 60-vjeç, të cilët dyshohet se kanë humbur jetën nga të shtëna me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni lidhur me ngjarjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për të përcaktuar shkakun e rrethanat e ngjarjes.

Të ngjashme