Vriten dy revolucionarë iranianë në Siri

Prishtinë | 16 Sht 2018 | 18:55 | Nga

Dy “gardianë revolucionarë” iranianë janë vrarë gjatë përleshjeve në Siri.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve Tasnim, trupat e rojeve u varrosën në krahinat e Albarz dhe Kerman, pa treguar datën dhe vendin e saktë të vdekjeve të tyre, transmeton Klan Kosova.

Shifrat jozyrtare treguan se të paktën 2,400 ushtarë iranianë janë vrarë në Siri që nga fillimi i krizës në këtë vend.

Irani është një mbështetës i vendosur i regjimit Bashar al-Assad dhe ka vendosur forca të shumta për të luftuar së bashku me forcat e regjimit kundër grupeve të opozitës.

Siria është mbyllur në një luftë të egër civile që nga fillimi i vitit 2011, kur regjimi i Asadit u lëkund në protesta të demokracisë duke kaluar në një trazirë të papritur.

Që atëherë, qindra mijëra njerëz besohet të jenë vrarë dhe milion janë shpërngulur nga konflikti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme