Policia në Pakistan thotë se persona të armatosur me motoçikleta kanë hapur zjarr kundër një familjeje myslimane shiite, gjatë natës së kaluar, në provincën jugperëndimore, Baloçistan, duke i vrarë katër vetë, përfshirë një fëmijë.
Zëdhënësi i policisë, Tanvir Shah, tha sot se sulmi kundër familjes myslimane të etnicitetit Hazara, ka ndodhur afër qytetit Kuçlak, në veri të kryeqytetit provincial, Kueta.
Zëdhënësi tjetër i policisë, Mohammad Khan, tha se tetë anëtarë të familjes Hazara udhëtonin në Kueta nga Afganistani dhe ishin ndalur për karburant, kur u sulmua makina e tyre. Ky zëdhënës tha se dy persona të tjerë ishin plagosur, në këtë sulm, që sipas tij, ishte i karaterit sektar.
Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm. Por, militantët e Shtetit Islamik dhe grupet lokale të ndërlidhura me ta, gjatë viteve të fundit i kanë sulmuar myslimanët shiitë në Baloçistan.