Vriten pesë persona në një shtëpi pleqsh në Kroaci

Prishtinë | 22 Kor 2024 | 13:08 | Nga Ekonomia Online

Pesë persona janë vrarë nga një person i armatosur në një shtëpi pleqsh, në qytetin kroat Daruvar, në lindje të Zagrebit, kanë njoftuar mediat kroate të hënën.

Policia nuk e ka konfirmuar ende rastin, raporton Reuters.

Vrasësi, i cili fillimisht ishte arratisur nga vendi i ngjarjes, u arrestua më vonë nga policia, njoftoi agjencia kroate e lajmeve HINA, duke cituar portalin e lajmeve Daruvar.

“Një burrë hyri në shtëpinë e të moshuarve dhe filloi të qëllonte”, ka raportuar HINA.

Të ngjashme