Luftëtarët talibanë i kanë vrarë rreth 30 ushtarë afganë në një sulm në bazën e tyre ushtarake afër qytetit jugor afgan, Kandahar, njofton ushtria afgane.
Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes ka thënë se luftimet e rënda kanë vazhduar në atë zonë dhe se janë thirrur përforcime.
Tridhjetë ushtarë të tjerë janë plagosur gjatë betejës së natës, njofton kjo ministri.
Ndërkohë, talibanët thonë se e kanë marrë nën kontroll bazën në rrethinën Khakrez. Kjo është mposhtja më e fundit në një seri mposhtjes së ushtrisë nga militantët në muajt e fundit.
Burime të inteligjencës afgane thanë më herët për BBC se 40 ushtarë afganë u vranë. Por, talibanët thonë se i kanë vrarë më shumë se 70 ushtarë dhe se i kanë kapur shtatë të tjerë.
E ministria afgane ka theksuar se trupat afgane me trimëri i kanë bërë qëndresë sulmi duke i vrarë apo plagosur 80 militantë. Nuk ka konfirmim të pavarur pohimeve të palëve.