Një zyrtar i lartë afgan vritet nga talibanët

Prishtinë | 26 Pri 2018 | 15:03 | Nga

Kryengritësit talibanë kanë vrarë zëvendësguvernatorin e provincës Logar, që gjendet në lindje të Afganistanit, ka thënë policia.

Sulmi, ku është vrarë Qamar-u-din Shakeb ka ndodhur në qarkun Mohammad Agha, ka njoftuar policia.

“Ai ishte rrugës duke shkuar në Kabul kur është sulmuar”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, zyrtari policor, Asmatullah Alizia.

Alizai ka thënë se truprojet e Shakeb po ashtu janë plagosur rëndë në këtë sulm.

Kryengritësit talibanë kontrollojnë pjesë të mëdha në provincën Logar dhe shpesh kryejnë sulme ndaj forcave të sigurisë afgane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme