Një 79 vjeçar është vrarë mëngjesin e sotëm në banesën e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30 në lagjen “Shkallë” të Borshit në Shqipëri.
Mësohet se 57-vjeçari i identifikuar si Sokrat Xhuveli i ka shkuar në shtëpi 79-vjeçarit H. Brahimaj ku dhe e ka qëlluar me çifte këtë të fundit, duke e lënë të vdekur në vend.
Policia ka arrestuar në flagrancë autorin, 57-vjeçarin Sokrat Xhuveli.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, por paraprakisht dyshohet se krimi ka ndodhur për motive banale.
Policia ka nisur hetimet.