Vritet edhe një shqiptar nga Shkupi në Siri

Prishtinë | 02 Sht 2016 | 15:05 | Nga

Një tjetër shqiptar është vrarë në Siri. Bëhet fjalë për 24 vjeçarin B.Sh nga Saraji i Shkupit i cili para një viti kishte shkuar vullnetarisht për të luftuar në Siri.

I vrari ka jetuar përballë shkollës fillore “Dituria” në Saraj. Lajmin tragjik familja e ka marrë një ditë më parë, se djali i tyre ka humbur jetën në luftën civile në Siri.

Autoritetet shtetërore të Maqedonisë, por edhe Presidenti Ivanov kanë njoftuar se në luftërat në Siri dhe vendet tjera të botës gjenden mbi 60 qytetarë të Maqedonisë.

Përndryshe muaj më parë u zhvillua aksioni ‘Celula’ ku shtatë persona u akuzuan për pjesëmarrje në luftërat në Siri ose kanë ndihmuar për rekrutim.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme