Vritet kampioni i botës në peshëngritje, rusi Drachyov (Video +16)

Prishtinë | 21 Gus 2017 | 12:37 | Nga

Rusi, Andrey Drachyov, Kampioni i botës në peshëngritje humbi jetën në spital pasi mori lëndime të rënda në kokë pas një përleshjeje në rrugë në qytetin Khabarovsk.

Ngjarja u regjistruar në ambientet e jashtme të një lokali të dielën dhe e gjithë skena tronditëse është filmuar në kamera. Nga pamjet duket se mes 22 vjeçarit dhe vrasësve të tij nuk ka qenë një sherr i rastësishëm, por një dakordësi për të zgjidhur konfliktin me përleshje.

Pamjet janë publikuar në një kanal të Telegram, Mash. Kundërshtari i tij duket i trajnuar mirë në artet marciale dhe pasi e rrëzon në tokë Drachyov e qëllon disa herë në kokë para se të ndërhyjnë rojet e sigurisë të lokalit para të cilit ndodhi përleshja.

Policia lokale deklaroi se Drachyov humbi jetën në spital për shkak të dëmtimeve të rënda. Sipas të dhënave paraprake, shkaku i vdekjes ishte një dëmtim kraniocerebral, “tha policia lokale në deklaratë. Vrasësi i identifikuar si Anar Allakhveranov është shpallur në kërkim.

Drachyov ishte kampion bote në peshëngritje për të rinj në vitin 2008 dhe në 2011 mori medaljen e argjendtë në kampionatin botëror në nivel të lartë.

https://www.youtube.com/watch?v=lVK088YibEU

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme