Në provincën Nangarhar në lindje të Afganistanit është vrarë Ebu Sad Erhabi, kreu i organizatës terroriste të DEASH-it në Afganistan.
Zëdhënësi i guvernatorit të Nangarharit, Ataullah Khogyani në një deklaratë për AA tha se në operacionin ajror ndaj organizatës terroriste në qarkun Khogyani të Nangarharit është vrarë kreu i DEASH-it në Afganistan, Erhabi.
Khogyani njofton se në operacion po ashtu janë neutralizuar edhe 10 pjesëtarë të DEASH-it. Ai bën të ditur se Erhabi është nga Pakistani.
Ish kreu i organizatës terroriste të DEASH-it në Afganistan, Abdul Hasib ishte vrarë vitin e kaluar në një operacion në Nangarhar.