Vritet kreu i ushtrisë së Etiopisë

Prishtinë | 23 Qer 2019 | 10:41 | Nga Ekonomia Online

Shefi i shtabit të ushtrisë etiopiane, gjenerali Seare Mekonnen, është qëlluar për vdekje në kryeqytetin Addis Abeba, konfirmojnë mediat shtetërore.

Ai dhe një oficer tjetër vdiqën duke u përpjekur të parandalonin një përpjekje për grusht shteti kundër administratës në rajonin verior të Etiopisë, tha kryeministri Abiy Ahmed.

Në Amhara, guvernatori rajonal Ambachew Mekonnen, u vra së bashku me një këshilltar.

Dhuna etnike ka goditur Amhara-n dhe rajone të tjera në vitet e fundit.

Që nga zgjedhja e tij vitin e kaluar, Abiy ka punuar me qëllim që t’i jap fund shtypjes politike duke liruar të burgosurit politikë, duke hequr ndalimet për partitë politike dhe ndjekjen penale të zyrtarëve të akuzuar për abuzime me të drejtat e njeriut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme