Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në qytetin bregdetar të Durrësit. Një person është vrarë me armë zjarri në rrethana ende të paqarta.
Vrasja ka ndodhur në lagjen nr. 16 të qytetit. Edmond Koçi, 40 vjeç, u qëllua me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar. Për pasojë ai nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të rënda dhe ka ndërruar jetë.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën. Në hyrje e në dalje të qytetit të Durrësit si dhe në drejtim të Tiranës dhe Kavajës janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore.
Autoritetet kanë mundur të gjejnë në Sukth një makinë të djegur tip “Benz”. Sipas policisë, mjeti ishte me targa të vjedhura dhe dyshohet se është përdorur nga autorët.
Ndërkohë po vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.(tvklan.al)