Vritet një 30-vjeçar në Gjakovë

Gjakovë | 01 Nën 2017 | 12:24 | Nga

Në orët e paradites së sotme, Stacioni Policor në Gjakovë ka marrë informata për një rast, gjuajtje me armë.

Sipas Policisë, incidenti ka ndodhur në rrugën “Xhafer Lipoveci”, ndërsa me të dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vrasjen e një personi, rreth 30 vjeç, vdekjen e të cilit e ka konstatuar edhe mjeku.

Po sipas Policisë, kryesi kishte hyrë në lokalin ku tashmë i ndjeri punonte dhe e ka qëlluar për vdekje atë.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuar është E.B ,kosovar/shqiptar i lindur me 09.02.1996 në Pejë, me banim në Gjakovë.

Ndër tjerash thuhet se deri tek ky rast tragjik ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje të mëhershme për motive të ulëta.

Përveçse i dyshuari mbahet në ndalim policor, policia ka thënë se arma është konfiskuar dhe rasti vazhdon të hetohet nga njësiti për Krime të rënda nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë.

Ndërkohë në adresë të Telegrafit kanë ardhur disa fotografi të cilat thuhet se janë bërë në vendin e ngjarjes.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme