Vritet një 35-vjeçar në Obiliq, babai dorëzon djalin në Polici

Obiliq | 17 Mar 2018 | 16:38 | Nga

Një 35-vjeçar është vrarë, sot pasdite, në fshatin Babimoc të Obiliqit.

Lajmin e ka konfirmuar për mediet zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka konfirmuar se viktima është dërguar pa shenja jete në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, pas plagëve të marra nga armë zjarri.

“Rreth orës 14:00, policia ka marrë informatën se një person rreth 35 vjeç, me plagë nga arma e zjarrit dhe pa shenja jete është pranuar në QKUK Prishtinë. Menjëherë njësite policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme operative e hetimore për të sqaruar dhe ndriçuar rrethanat e kësaj ngjarjeje”.

“Nga informacionet e para, ngjarja ka ndodhur në fshatin Babimoc, komuna e Obiliqit”, tha Ahmeti.

Tutje ajo ka shtuar se rasti po trajtohet si vdekje e dyshuar deri në sqarimin e plotë të gjitha rrethanave të ngjarjes si dhe po punohet për identifikimin e personave që mund të jenë të implikuar në rast.

Sipas burimeve të Indeksonline, i dyshuari për vrasje është dorëzuar në Polici nga vetë babai i tij.

Sipas këtij portali, i dyshuari për vrasje me iniciale F.T i lindur me 1991 vjen nga komuna e Obiliqit.

Kurse, medie të tjera raportuan se viktima është nga komuna e Vushtrrisë.

LEXO EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/nacionale/siguri/per-10-vjet-419-vrasje-ne-kosove/

Të ngjashme