Një 22-vjeçar është vrarë sot, me armë zjarri, jashtë oborrit të gjimnazit “Frang Bardhi”. Burimet e Ekonomia Online bëjnë të ditur se dorasi është nxënës i kësaj shkolle, por kjo nuk është konfirmuar ende nga policia.
“V.B., nxënës i klasës së 12-të, ka qëlluar me katër plumba në V.S.”, tha një burim i mirinformuar.
Dorasi është 17-vjeçar, dhe ka pasur edhe më herët precendentë penalë, kurse viktima rreth 22-vjeçar. Ky i fundit ishte student i Informatikës në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30 në rrugën “UÇK”.
Zëdhënësi Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, vetëm ka konfirmuar se “një person ka mbetur i vrarë si pasojë e të shtënave me armë”.
“Detajet tjera ende nuk mund të konfirmohen”, ka thënë Zahiti.
Fotot: Ekonomia Online