Vritet një person dhe plagosen dy të tjerë në Dragodan, policia jep detaje

Prishtinë | 18 Mar 2023 | 14:45 | Nga Ekonomia Online

Një person ka mbetur i vdekur pas të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur mesditën e sotme në një hotel në lagjen “Arbëria” të Prishtinës.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti bëri të ditur për Ekonomia Online se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Teksa, dy persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.

“Bazuar në të dhënat fillestare nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, i cili në vendngjarje ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Ndërsa dy persona të tjerë të lënduar(dyshohet me mjet të mprehtë) janë dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje”, theksoi Ahmeti.

Të ngjashme