Vritet një person në Kërçovë

Prishtinë | 30 Dhj 2018 | 13:19 | Nga Ekonomia Online

Dje në orët e mbrëmjes është vrarë pronari i objektit hotelerik “Gurman” në Kërçovë të Maqedonisë. Ai është gjetur i vrarë me thikë brenda objektit të tij hotelerik.

Siç njoftojnë nga MPB, mbrëmë nëpërmjet një telefonate është lajmëruar se në objektin hotelerik “Gurman” në rrugën “Boris Kidriq” është gjetur i therur me thikë pronari i objektit M.S. (64) nga Kërçova.

Vdekja është konstatuar nga ndihma e shpejtë që mbërriti menjëherë pas telefonatës në vendin e ngjarjes. Po ashtu në vendin e ngjarjes kanë shkuar zyrtarët e policisë dhe prokurori publik i qytetit të Kërçovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme