Vritet pengu zviceran, ishte kapur në shtetin e Malit

Prishtinë | 10 Tet 2020 | 08:16 | Nga Ekonomia Online

Një zviceran që për katër vite është mbajtur peng në shtetin e Malit, raportohet se është vrarë.

Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Jashtme zvicerane, duke thënë se janë informuar nga autoritetet franceze.

“Ajo me sa duket është vrarë nga rrëmbyesit e organizatës terroriste islamike Jama’at Nasr al-Islam ëal Muslim(JIM), rreth një muaj më parë”, ka deklaruar ministria përmes një njoftimi, shkruan Reuters.

Ministria ka potencuar se rrethanat e sakta të vdekjes së saj janë të paqarta, mirëpo informacioni ishte marrë nga autoritetet franceze, nga një peng francez që është lëshuar së fundmi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme