Mogherini: Dy nga punëtorët e vrarë në Mali, punëtorë të BE-së

Prishtinë | 19 Qer 2017 | 16:46 | Nga

Të dy civilët e vrarë në një sulm xhihadist në një vendpushim turistik në Mali, punonin për Bashkimin Evropian, ka konfirmuar përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, transmeton Klan Kosova.

“Për fat të keq, mund të konfirmoj se ka pasur dy viktima në mesin e kolegëve të Bashkimit Evropian, një grua maliane dhe një burrë portugez”, tha Mogherini pas një takimi të ministrave të jashtëm të BE në Luksemburg.

Ajo tha se vdekjet e tyre treguan se sa të forta lidhjet e BE-së me Mali.
Sulmi i fundit i madh ndaj civilëve ishte në nëntor të vitit 2015 kur personat e armatosur sulmuan hotelin Radisson Blu në Bamako, duke vrarë 20 vetë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme