Vritet pronari i një ëmbëltoreje në Tetovë

Prishtinë | 03 Mar 2019 | 09:28 | Nga Ekonomia Online

Pronari i një ëmbëltore në Tetovë është personi që ka mbetur i vrarë çaste më parë para Spitalit Klinik të Tetovës, raporton SHENJA.

Një qytetar që banon në afërsi të vendit ka dëgjuar disa krisma dhe pasi ka dalë nga banesa ka parë të shtrirë një person para një barnatore që ndodhet mu para kompleksit spitalor të Tetovës.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kryhen hetime, ndërsa trupi i pajetë qëndron ende i shtrirë në rrugë.

Pritet që orët në vazhdim të ketë detaje shtesë lidhur me rastin tragjik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme