Një shqiptar ka ndërruar jetë, pasi është therur me thikë nga disa persona të panjohur në Leipzig të Gjermanisë.
Ky rast ka ndodhur të premten në orën 5:47, sapo ai kishte dalë nga shtëpia, shkruan gazeta gjermane Focus.
Lajmin e ka konfirmuar një zëdhënës i policisë gjermane, përcjellë Albinfo.ch.
Ndërkaq, polica kishte mbyllur zonën përreth vendit të ngjarjes, mirëpo reshjet e shiut kishin bërë që gjurmët e krimit të fshihen.
Ende nuk janë dhënë detaje se çfarë ka ndodhur saktësisht dhe nga kush është sulmuar shqiptari.