Personat që janë mbipeshë apo obezë kanë rrezik më të madh ta zhvillojnë
tipin 2 të diabetit, i cili është sëmundje kronike që karakterizohet me
rritje të niveleve të sheqerit në gjak.
Ky tip i diabetit mund
të shpjerë në komplikime serioze nëse nuk kontrollohet, duke përfshirë humbje të shikimit, probleme të
zemrës dhe enëve të gjakut, dëmtim të
nervave, dëmtim të veshkave,
çrregullim të dëgjimit, etj.
Por, tipi 2 i diabetit mund
të parandalohet dhe trajtohet nëse
kontrollohet herët.
Në studimin e ri nga Universiteti i Kembrixhit është zbuluar
se humbja e të paktës 10 për qind të peshës në pesë vitet e para të
diagnostikimit mund t’iu ndihmojë pacientëve ta largojnë thuajse krejtësisht
sëmundjen.
Obeziteti është faktori më i madh i rrezikut për zhvillimin e
tipit 2 të diabetit. Rrjedhimisht, arsyeja se përse
shkalla e tipit 2 të diabetit është
në rritje ka të bëjë se njerëzit
vazhdimisht po shtojnë peshë dhe po e shmangin aktivitetin fizik.
Prandaj, ekspertët rekomandojnë që njerëzit ta
kuptojnë rëndësinë e menaxhimit të peshës përmes rritjes së aktivitetit fizik
dhe mbikëqyrjes së ushqimit.