Vuani nga rrahjet e çrregullta të zemrës, ja këshillat që duhet të ndiqni

Prishtinë | 03 Qer 2023 | 20:49 | Nga Ekonomia Online

Rrahjet e shpeshta dhe të çrregullta të zemrës janë një fenomen që zgjat shumë pak, por që mund të ndodhë shumë shpesh, jo vetëm kur jeni në lëvizje por edhe kur qëndroni pa lëvizur ose shtrirë. Rrahjet e shpeshta të zemrës, jo në të gjitha rastet është një tregues i një problemi shëndetësor që ka prekur këtë organ.

Rrahjet e shpeshta të zemrës mund të shkaktohen edhe nga situata kur zemra sforcohet nga stresi, sëmundjet, dehidratimi ose aktiviteti fizik.

Disa nga shkaqet e rrahjeve të shpeshta të zemrës janë:

Përdorimi i tepruar i kafeinës

Shtatëzania

Marrja e ilaçeve

Duhani dhe produktet e tij

Studiuesit rekomandojnë disa mënyra sesi mund të mbani nën kontroll rrahjet e çrregullta dhe të shpeshta të zemrës në kushtet e shtëpisë.

Ushtrimet për stimujt nervorë

Nervi vagus luan një sërë funksionesh përfshirë atë të ndërlidhjes së trurit me zemrën. Ushtrimet që kanë të bëjnë me këtë nerv e stimulojnë atë dhe e ndihmojnë në rregullimin e rrahjeve të zemrës.

Bëni një dush të ftohtë, shpëlajeni fytyrën me ujë të ftohtë dhe vendoseni mbi të një peshqirë të lagur me ujë të ftohtë apo një kompresë për 20-30 sekonda. I ftohti ndihmon në stimulin e këtij nervi.

Pini ujë

Gjaku përmban ujë, dhe kur jeni të dehidratuar, gjaku trashet më shumë. Për këtë arsye pulsi shtohet dhe rrahjet janë më të shpeshta dhe më të çrregullta. Nëse ndieni një gjë të tillë pini një gotë ujë, kjo gjë do t’ju ndihmojë për të shmangur rrahjet e shpeshta të zemrës.

Provoni teknikat e vetëqetësimit

Stresi mund të shkaktojë rrahjet e shpeshta të zemrës. Menaxhimi i stresit me anë të vetëqetësimit ju vjen në ndihmë. Qëndroni ulur me këmbë të kryqëzuara dhe merrni frymë ngadalë me hundë dhe nxirreni nëpërmjet  gojës. Përsëriteni këtë ushtrim disa herë deri sa të ndieni më të qetë.

Shmangni stimuluesit

Zemra është e ndjeshme ndaj substancave të ndryshme. Të cilat janë:

Alkoli i tepërt

Ilaçet kundër oreksit

Pijet dhe ushqimet me kafeinë

Ilaçet kundër sëmundjeve mendore

Ilaçet kundër tensionit të lartë të gjakut

Këto janë disa nga gjërat që duhet të hiqni dorë apo ti konsumoni më pak, nëse dëshironi që zemra të rrahë siç duhet.

Të ngjashme