Vucic tregon se çka do t’u kërkohet në ShBA për Kosovën

Prishtinë | 18 Qer 2020 | 18:59 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, deklaroi se nuk është në gjendje të parashikojë propozimin e SHBA’së në takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë, por ka disa mendime.


“Mendoj se ideja e tyre tani është të na kërkojnë që të mos kundërshtojnë anëtarësimin e Kosovës në OKB, por nuk dinë çfarë të na ofrojnë. Pra, ne nuk kemi nevojë të pranojmë formalisht Kosovën, por të mos kundërshtojmë t’ju jepet ulësja në OKB”, tha Vucic për gazetën serbe Vecernje Novosti.

“Pre që do të jemi anëtarët të BE’së brenda disa viteve dhe atëherë nuk do të jemi në gjendje të lehtë por kjo nuk mjafton” vazhdoi Vucic. “Serbisë duhet t’i ofrohet shumë më shumë” shtoi presidenti serb.

Vucic ju përgjigj edhe qëndrimit të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, se synimi i marrëveshjes do të jetë pranimi i ndërsjellë, homologu i tij serb kujtoi se kështu kishte shkruar edhe Presidenti Amerikan, Donald Trump.

“Për këtë ka shkruar në letrën që na e dërgoi mua dhe Thaçit, që është edhe më e rëndësishme. Unë nuk mendoj se Ameerika do të ndryshoj qëndrim, e nuk do ta ndryshojnë as Gjermania e Franca. Por, a do të pajtohemi ne e ti themi Thaçit- bravo, të gjitha i fituat, e gjitha që mund të them- nuk do të ndodhë ashtu” tha Vucic.

Siç e përsërit shpesh Vucic tha se “do të jetë vështirë dhe do t’i nënshtrohemi presioneve të rënda. Pa marrë parasysh ku gjendemi, në Shtëpinë e Bardhë apo Bruksel” theksoi Vucic.

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë takohen në Shtëpinë e Bardhë me 27 qershor të ftuar nga I Dërguari Special i Presidentit të SHBA’së, Richard Grenell, për dialogun Kosovë-Serbi.

Të ngjashme