Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka pranuar sot kredencialet e ambasadorit të sapoemëruar të Austrisë, Nicholas Lutheroti, të cilin e informoi për siç thuhet “gjendjen e paqëndrueshme të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës”.
Kreu i shtetit serb i tha diplomatit austriak se Serbia i ka plotësuar detyrimet e saj sipas Marrëveshjes së Brukselit, “ndërsa pala tjetër nuk bëri asgjë për Asociacionin e komunave serbe, të vetmet detyrime që ata kishin”, bën të ditur zyra për media e Vuçiqit, transmeton Klan Kosova