Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të takohet për herë të parë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic, shkruan Gazeta Metro.
Këtë e ka konfrimaur edhe Presidenti i Serbisë Alexandar Vucic, i cili ka treguar se takimi do të mbahet të mbahet gjatë së enjtes dhe të premtes në Mynih, të Gjermanisë.
Vucic ka thënë se edhe ai dhe Kryeminisrti i Kosovës do të jenë në panel të përbashkët.
“Takimi i cili do të pritet të mbahet në Mynih do të na ulë mua dhe Kurtin në një panel. Unë nuk mendoj se do të jetë në dispozicion të publikut, por më duket se do të jetë një mundësi e mirë për të vlerësuar drejtimin që mund të marrë dialogu”, ka thënë Vucic, i cili ka shtuar se ky takim ka rëndësi të madhe pasiqë do të vlerësohen se cilët janë hapat e mëtejshëm të qeverisë së Prishtinës, të Gjermisë, SHBA’ve dhe të gjithë bashkësisë ndërkombëtare.
Ky do të ishte takimi i parë mes Kryeministit të Republikës së Kosovës Albin Kurtit, dhe Presidentit serb Alexandar Vucic.