Vuçiq e pranon se Gruevski nga Mali i Zi në Hungari iku nëpër Serbi

Prishtinë | 20 Nën 2018 | 09:38 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, gjatë një interviste në TV Hepi të Beogradit, e ka pranuar se ish-kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski me rastin e ikjes në Hungari ka kaluar nëpër Serbi.

“Në ditën kur nga Mali i Zi ka kaluar nëpër Serbi në drejtim të Hungarisë, ndaj Gruevskit nuk ka pasur fletë-arrest ndërkombëtar, prandaj autoritetet serbe nuk kanë pasur si ta ndalojnë”, është shprehur presidenti serb, transmeton Koha.net.

tij “urdhërarresti për Gruevskin ka arritur dy ditë pasi ai të kalonte nëpër Serbi, ndërsa ka shtruar pyetje si u bë që ai të dalë nga Maqedonia, të hyjë në Shqipëri në rrugë për në Mal të Zi” duke qenë i kërkuar për të vuajtur dënimin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme