Vuçiq e quan të ekzagjeruar “sulmin e armatosur të shqiptarëve” në Restelicë të Kurshumlisë

Prishtinë | 28 Shk 2019 | 15:08 | Nga Ekonomia Online

Lebane, 28 shkurt – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot gjatë vizitës në Lebane (jug të Serbisë) se forcat serbe në Zonën Tokësore të Sigurisë jo vetëm që janë të mjaftueshme, por “më shumë se të mjaftueshme, në shpërputhje me nevojat”, të gatshme të ndërhyjnë në çdo moment dhe të mbrojnë popullsinë.

Në lidhje me pohimet mbi gjoja sulmin e shqiptarëve të armatosur në fshatin Restelicë të Kurshumlisë, Vuçiq u shpreh se “ato ishin ca të ekzagjeruara, meqë bëhet fjalë për hajdutë, “bashibuzukë që kishin ardhur për të plaçkitur shtëpitë e zbrazëta”, transmeton Koha.net.

“Hajnitë ndodhin, edhe serbët plaçkitin argjendaritë e serbëve, banesat, shtëpitë e të tjera”, ka thënë Vuçiq.

Në Vllasotincë Vuçiq ka deklaruar se qëllimi i Serbisë është të ruaj paqen e stabilitetin, meqë vetëm kështu shkohet përpara, porse “udhëheqësit e Kosovës janë iracionalë dhe e papërgjegjshëm, dhe asnjëherë nuk e di çfarë mund të vjen prej tyre”.

E shoh, citohet të ketë deklaruar ai, se orekset e disave në Kosovë pretendojnë edhe komunën (Medvegjen) ku nuk ka as as shtatë për qind (shqiptarë – v.j), por me gjasë kujtojnë se mund të flasin çfarë t’iu vijë në gojë, transmeton Koha.net raportimin e mediave serbe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme