Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, konsideron se “vështirë do të arrihet një kompromis për Kosovën, por ne duhet të veprojnë me përgjegjësi dhe nuk guxojmë që në sjelljen e Prishtinës, të tipit ‘bëni çfarë të doni ju serbët, ne jemi të pavarur’, t’ua kthejmë me, atëherë ‘nuk duam asgjë’. Ai tha se Serbia nuk guxon të pres një mundësi për një konflikt të ri, nga i cili do të zhdukeshin të gjithë.
“Ne duhet të marrim pjesë në bisedime, për të luftuar dhe të përpiqemi të vijmë te një zgjidhje”, ka thënë Vuçiq, për gazetarët.
“Nuk duhet t’i frikësohemi zgjidhjes, sepse unë kam parë një frikë të madhe te të gjithë njerëzit tanë, për çfarëdo zgjidhje. Më së miri është që kurrë asgjë të mos zgjidhet, të presim një mundësi për një konflikt të ri, nga i cili do të dilnim në atë mënyrë që do të zhdukeshim, në çdo aspekt, fizik, politik, ekonomik dhe në çdo aspekt tjetër”, tha Vuçiq.
Siç raportojnë mediat serbe, Vuçiq tha se “më nuk mund t’ua shpjegojë këto gjëra atyre që nuk e kanë të qartë” dhe theksoi se “kjo nuk është për shkak se shqiptarët janë të fortë, por për shkak se ‘në çështjen e pavarësisë së Kosovës, kundër vetes i kemi amerikanët dhe shumë vende të tjera të fuqishme’, sikur i kishim edhe dikur”.
“A do të ndryshojë diçka në pesë, apo dhjetë vitet e ardhshme? Vështirë. Dikush do të thotë se gjërat në botë po ndryshojnë. Ato ndryshojnë, sot është më e madhe forca e Kinës, Rusisë, Turqisë dhe shumë të tjerëve, por a ka ndryshuar diçka ndjeshëm në teren, përveç që ka më pak serbë kudo dhe në Beograd”, tha Vuçiq.
Ai shtoi se shqiptarët në Kosovë vazhdojnë të “shtyjnë dhe të kërkojnë presionin më të madh të mundshëm ndaj Serbisë për ta zgjidhur këtë çështje”.
“Ata mendojnë se kjo çështje tashmë është kryer, ne jemi një shtet i pavarur si Kosovë, e ju serbët bëni çfarë të doni”, tha Vuçiq.
Sipas tij, kjo është arsyeja autoritetet në Kosovë “nuk do ta formojnë Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe”.
Vuѯiq tha se dje dhe pardje, Enver Hoxhaj dhe Blerim Shala në takimin Brdo-Brioni në Shkup, kanë thënë se Asociacioni është maksimumi i asaj që serbët mund të marrin si një zgjidhje përfundimtare, në qoftë se e njohin pavarësinë e Kosovës.
Ai shtoi se shqiptarët në Prishtinë nuk e kuptojnë se kjo është obligim i tyre në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit, e cila, sipas tij, askund nuk e përmend pavarësinë as OKB-në.