Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar sot me homologun e tij turk, Rexhep Tayyip Erdogan, në Vilën Vahdettin në Stamboll.
Vuçiq pas takimit ka thënë se kanë biseduar edhe për dialogun Kosovë-Serbi, i cili mbështetet nga Erdogan.
Ai deklaroi se me presidentin turk pos për dialogun kanë diskutuar edhe për rajonin, transmeton Klankosova.tv.
“Ajo që është e rëndësishme është se presidenti turk mbështet dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës dhe beson se është e rëndësishme të arrihet një zgjidhje kompromisi”,ka thënë Vuçiq.
Presidenti serb theksoi se ata biseduan edhe për investimet e reja turke në Serbi, duke shtuar se beson që deri në fund të vitit Erdogan do të shkojë për vizitë në Serbi, shkruan B92.