Vuçiq falenderon Nigerinë për mosnjohjen e Kosovës

Prishtinë | 19 Mar 2021 | 14:10 | Nga Ekonomia Online

Presidenti Aleksander Vuçiq, ka pritur në takim ambasadoren e Nigerisë, Eniola Olaitan Ajaji të cilën e ka falenderuar për mosnjohjen e Kosovës, shkruan pink.rs.

“Presidenti Vuçiq falenderoi Nigerinë për respektimin e ligjit ndërkombëtar duke respektuar integritetin dhe sovranitetin e Serbisë duke mos e njohur pavarësinë e vetshpallur nga Kosova”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq është shprehur se pret që ambasada e Nigerisë të rihapet në Beograd.

“Ne presim që ambasada nigeriane të rihapet në kryeqytetin tonë, që ne të mund të kemi kontakte më të shpeshta me qëllimin për të shfrytëzuar mundësitë e mëdha për bashkëpunim”, ka thënë Vuçiq.

Të ngjashme