Vuçiq falënderon protestuesit serbë në Jarinjë e Bërnjak: Gjithçka që kemi, e kemi sepse luftuam

Prishtinë | 28 Sht 2021 | 10:37 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po tenton ta paraqes të fortë e energjike protestën e serbëve në Jarinje e Bërnjak.

Vuçiq përmes llogarisë së tij në Instagram, po thotë se Serbia është me popullin e Jarinjës e Bërnjakut.

Ai mes tjerash thotë se gjithçka që kanë, e kanë arritur duke luftuar, përcjell Klankosova.tv.

”Gjithçka që kemi, gjithë përparimin që kemi bërë, e kemi sepse luftuam, sepse treguam se kemi energji, dije dhe besim në vete. Faleminderit popullit për mbështetjen në këto ditë të vështira, faleminderit njerëzve tanë në Jarinjë e Bërnjak, Serbia është me ju!”, ka shkruar ai.

Të ngjashme