Në vizitën që Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, po zhvillon në Banja Lluka në konferencën e përbashkët për media, anëtari serb i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Milorad Dodik, vendosi të ndërhyjë në dialogun Kosovë-Serbi duke vendosur kushte të tija. Vucic për përgjigjen në pyetjen e Dodik tha se do të mendohet, transmeton Gazeta Metro.
Dodik në këtë konferencë të përbashkët për media, të mbajtur pas takimit me presidentin serb Vucic dhe anëtarët e qeverisë së Serbisë e Republikës Serbe në BeH, deklaroi se Republika Serbe do të duhej të ketë të njëjtën të drejtë siç e quajnë ‘Kosova dhe Metohia’, të deklarohet për identitetin e vet.
“Përse ne nuk e kemi atë të drejtë” u pyet Dodik duke u shtirur se nuk e di dhe shtoi: “Nëse Kosova mbetet pjesë e Serbisë edhe ne do të konsiderojmë veten si pjesë e Bosnje e Hercegovinës”.
Këtyre pyetjeve ju përgjigj i ftuari i tij presidenti serb Vucic që edhe këtë herë u kujdes të dalë me respekt në publik sa i përket Marrëveshjes ndërkombëtare të Dayton’it tha se do të shqyrtoj me kujdes përgjigjen për pyetjen e Dodik pasi bëhet fjalë për një çështje delikate.
Përfaqësuesi për Ballkan i Bashkimit Europian, Miroslav Lajcak, i priti sot të dy përfaqësuesit, atë kosovar dhe atë serb në vazhdimin e dialogut.