Vuçiq injoron letrën e Trump: Pa pajtimin e palëve, s’ka marrëveshje

Prishtinë | 22 Dhj 2018 | 18:21 | Nga Ekonomia Online

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq, po cilëson se pa pëlqimin e fuqive të mëdha ndërkombëtare, nuk ka zgjidhje me Kosovën.

Këto komente Vuçiq i bëri duke i komentuar letrat e dërguara në Beograd dhe Prishtinë nga presidenti amerikan, Donald Trump, shkruan lajmi.net.

Megjithatë, sipas Vuçiq, Prishtina dhe Beogradi duhet që fillimisht të pajtohen për një marrëveshje, dhe se sipas tij pa u kryer një gjë e tillë, nuk ka zgjidhje.

“Trump nuk do t’ia thyejë eshtërat shqiptarëve dhe as Putin nuk do t’u bëjë asgjë askujt. Ka pritje jo reale pas letrës së Trump rreth marrëveshjes me Kosovë. Ne duhet të pajtohemi me njëri tjetrin”, ka thënë ai.

Në fund, Vuçiq mohoi se Rusia ka ndryshuar qëndrim karshi tij pas letrës së pranuar nga presidenti i SHBA-ve.

Kujtojmë, se presidenti i SHBA-ve, Donald Trump u ka dërguar letër të dy presidentëve, atij të Kosovës dhe Serbisë, të cilëve u ka kërkuar që të shfrytëzojnë momentumin për arritjen e një marrëveshje historike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme