Vuçiq ironizon me Kurtin: Njohja nga Kosova është shumë e rëndësishme

Prishtinë | 25 Qer 2022 | 12:43 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk mundet kurrsesi ta ndryshojë kornizën e bisedimeve në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd.

Vuçiq ironizoi me Kurtin që tha se as Kosova nuk e pranon Serbinë, prandaj duhet dialog për njohje reciproke.

“Njohja nga Kosova nga ai [Albin Kurti] për neve është shumë e rëndësishme, sepse Serbia nuk njihet ndërkombëtarisht”, shtoi Vuçiq.

Në paraqitjen e së shtunës, lideri serb ritheksoi se dialogu i Brukselit, pra korniza e tij, s’ka të bëjë me njohjen reciproke.

Të ngjashme